shopping-bag 0
Artikujt : 0
Totali : L
Shiko Shportën Kasa

Akademia

Shkolla e Futbollit Labëria është ideuar si një shkollë futbolli e specializuar që ofron trajnime specifike sipas moshës, në një ambient me cilësi të lartë. Sesionet organizohen në kohë të ndryshme sipas grupmoshave.

Klasat përfshijne fëmijë të moshave 5-19 vjeç. Të gjitha sesionet e trajnimit drejtohen nga trajnerë të liçencuar dhe ofrojnë programe dhe ndjekje të personalizuar për secilin fëmijë.

Labëria FC përfaqësohet në të gjitha kampionatet e moshave të organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Për moshat U19 dhe U17, Laberia FC merr pjesë në Kategorinë e Parë.

Për moshat U7, U9, U11 dhe U13 Labëria FC merr pjesë në kampionatet përkatese të Zonës Rajonale Fier (FSHF).