shopping-bag 0
Artikujt : 0
Totali : L
Shiko Shportën Kasa

KF Permeti 0-1 Labëria FC

⚽️ F. Dhrami 41’ (p)

Laberia arriti sot nje fitore te rendesishme kunder Permetit ne nje ndeshje teper te luftarake te luajtur ne stadiumin Durim Qypi.

Permeti vinte ne kete ndeshje te renditur ne vendin e dyte pas 3 fitoresh ne 4 ndeshje te zhvilluara.

Trajneri Arlind Rustemi hodhi ne fushe njejten skuader si ne ndeshjen me Memaliaj me te vetmin ndyshim ne mbrojtje ku Admir Kolila debutoi ne vend te te demtuarit Orjad Beqiri.

Permeti e filloi ndeshjen ne sulm, duke rrezikuar disa here porten e Laberise por ishte Laberia qe kaloi ne avantazh ne minute e 41, kur Fabio Dhrami ekzekutoi bukur penalltine e fituar nga vete ai pas nje faulli ne zone nga mbrojtesit permetar.

Ne pjesen e dyte, Permeti u hodh ne sulm ne kerkim te golit te barazimit, por mbrojtja e Laberise e udhehequr nga kapiteni veteran Taulant Kuqi dhe Argent Halili arriten ta mbanin porten e Laberise te paprekur. Kjo ishte ndeshja e trete rresht ne te cilen Laberia nuk ka pesuar gol kete kampionat.

Ne minute e 76, Kejson Kumanaku kishte rastin me te mire per te vulosur fitoren e Laberise pas nje pasimi te bukur nga Dhrami, por gjuajtja e tij me porten e boshatisur u prit nga portieri Hoxha.

Trajneri Rustemi u shpreh pas ndeshjes: “Falenderoje skuadren per ndeshjen e zhvilluar ne Permet, cunat kane zbatuar detyrat dhe kane bere maksimumin ne fushen e lojes duke e merituar plotesisht fitoren edhe pse me rezultatin minimal 0-1. Pozitive eshte fakti qe prodhojme loje dhe krijojme shume raste per shenim.Dicka qe duhet te permiresojme ne vazhdim ,te jemi me oportunist dhe te shfrytezojme rastet per gol sepse shperdorojme shume.”

Ndeshjen e ardhshme Laberia do te te presi skuadren e Delvines.

Laberia falenderon klubin e Permetit per mirepritjen dhe korrektesen e treguar gjate ndeshjes duke I uruar suksese te metejshme ne kampionat