shopping-bag 0
Artikujt : 0
Totali : L
Shiko Shportën Kasa

Kompleksi

Kompleksi Sportiv Labëria ndodhet në hyrje të qytetit të Vlorës pranë zonës së Plazhit të Vjetër. Kompleksi përbëhet nga ambiente të specializuara të trajnimit të futbollit për të gjitha moshat.

Financuar nga komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kompleksi Sportiv Labëria përfshin një fushë futbolli me standardet më të fundit të FIFAs e pajisur me pajisjet e duhura për zhvillimin e stërvitjeve dhe ndeshjeve, si dhe dhoma zhveshje për lojtarët dhe trajnerët.